Vendet e pasura kanë përgjegjësi ta ndihmojnë Pakistanin në përballje me përmbytjet dhe të parandalojnë fatkeqësitë e radhës sepse ato shkaktuan ndryshimet klimatike, tha ministri pakistanez i planifikimit.
Mbi 1 mijë njerëz raportohet se kanë vdekur deri më tani dhe mbi 1 milion shtëpi janë dëmtuar.
Shirat historikë të musonit kanë shkatërruar gjithashtu rrugët, urat dhe të korrat – dhe ministri i planifikimit, Ahsan Iqbal tha se Pakistani po ndjen efektet e ndryshimit të klimës të shkaktuar nga kombet më të pasura dhe “zhvillimi i tyre i papërgjegjshëm”.
Sipas ministrit Iqbal, kostoja e rindërtimit është mbi 10 miliardë dollarë dhe kjo mund të zgjasë rreth pesë vjet./UBTNews/