Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murafi, mbajti sot konferencë për media në të cilën foli për projeksionin e rritjes ekonomike por dhe punësimin.
Sipas Muratit, përveç asaj ekonomike, rritje ka shënuar edhe punësimi, për 22 mijë vende pune, përcjell Klan Kosova.
”Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar kemi një rritje prej 22 mijë vende pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune”, u shpreh ai.