UBT News

Ministri Murati tha se SBAShK-u po i ndryshon kërkesat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, akuzoi SBAShK-un se po i ndryshon kërkesat.

Shihni kërkesat fillestare krahasoni me këto kërkesa që kemi sot, nuk janë të njëjta. Nuk mund të merresh vesh me dikë që qëllim e ka mosmarrëveshjen. Sa herë qeveria lëvizë diçka këta shtojnë diçka apo e ndryshojnë kërkesën. Kompromisi që është ofruar është mëse kompromis. Në raste të tilla do të duhej greva të ndërpritet e dialogu social të vazhdojë”, tha Murati.

“Duhet ta kemi parasysh prej ku po vjen ky iracionalitet. Ndryshimi i kërkesave përgjatë rrugës dhe mospranimi i asgjësë si dhe mos prezantimi i ofertës së qeverisë para anëtarësisë e qet ketë në tjetër rrafsh”, shtoi ai.

Exit mobile version