Ministri Murati, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri. Është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe. Murati ftoi biznesmenët e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm në Kosovë.
“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, z. Ali bin Hamad Al-Marri. Murati ka falënderuar Ambasadorin Al-Marri për mbështetjen e shtetit të Katarit për Kosovën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fusha me interes për të dyja vendet. Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ku ndër të tjera, përmes Ambasdorit Al-Marri, Ministri Murati ftoi biznesmenët e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MFPT.
Në njoftim thuhet se edhe Ambasadori e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit.