UBT News

Ministri Murati: Janë ngrirë 1 milion euro, dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit, raporton Express

Këtë deklaratë Murati e tha në një konferencë për media, ku deklaroi se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.

“Kemi bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishtë dhe të parregullt. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milion euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.

Exit mobile version