Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Bangladesh, ku fillimisht u prit nga gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman dhe Sekretari Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam.
Vizita e ministrit Mehaj ka vazhduar në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.
Gjatë këtyre ditëve, ministri Mehaj me delegacion do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes.