UBT News

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka udhëtuar për vizitë në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut të tij, Ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Mehaj njoftoi se përveç takimit me homologun e tij turk, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes.

“Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere”, shkroi Mehaj në një postim në Facebook./UBTNews/

Exit mobile version