Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në takimin virtual të CEFTA-s replikoi me sekretaren shtetërore të Serbisë, Olivera Joçiq, e cila ka kundërshtuar që Kosova të trajtohet si shtet.
Veseli në këtë takim ka potencuar se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, e njohur nga shtetet më të fuqishme dhe të zhvilluara të botës.
“Në këtë takim kam përsëritur edhe njëherë kërkesën që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të shkruhet vetëm Republika e Kosovës. Anëtarët e CEFTA-s i paralajmërova se moszbatimi i shenjave të konformitetit nga Serbia po na detyron të marrim masa që në shtetin e Kosovës të hyjnë vetëm ato mallra që kanë shenjën e konformitetit CE”, thuhet në njoftim./UBTNews
Rëndësia e zbatimit të marrëveshjes së CEFTA-s dhe respektimi i saj ishte tema kryesore që e ngrita sot në takimin…
Posted by Vesel Krasniqi on Wednesday, December 16, 2020