Ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun tha të premten se “negocimi” është zgjidhja e vetme për konflikte të tilla si luftërat në Gaza dhe Ukrainë, ndërsa ai u drejtua në një mbledhjeje globale të zyrtarëve ushtarakë në Pekin.
“Për të zgjidhur çështjet e nxehta si kriza në Ukrainë dhe konflikti izraelito-palestinez, promovimi i paqes dhe negociatave është e vetmja rrugëdalje”, tha Dong në ceremoninë e hapjes së Forumit Xiangshan.
Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të promovojnë “zhvillim paqësor dhe qeverisje gjithëpërfshirëse”./UBTNews/