Ministri I Digjitalizimit në Japoni i ka “shpallur luftë” disketave dhe teknologjive të tjera retro të përdorura nga burokratët e vendit.
Rreth 1 mijë e 900 procedura qeveritare ende u kërkojnë bizneseve të përdorin pajisjet e ruajtjes, plus CD dhe mini-disqe, tha Taro Kono. Ai tha se do të përditësohen rregulloret për t’ua mundësuar njerëzve t’i përdorin shërbimet online.
Pavarësisht reputacionit të saj për pajisje inovative të teknologjisë së lartë, Japonia është e njohur për kapjen e teknologjisë së vjetëruar përmes kulturës së saj të zyrës.
Të ashtuquajturat floppy disqe – u krijuan në fund të viteve 1960, por po dalin nga moda tri dekada më vonë falë zgjidhjeve më efikase të ruajtjes.
Më shumë se 20 mijë disqe tipike do të nevojiten për të kopjuar një memorie mesatare që ruan 32 GB informacion./UBTNews/