Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar me shqetësim ndaj një komenti nga një ministër izraelit, i cili duket se ka shprehur hapur idenë e Izraelit për të kryer një sulm bërthamor në Gaza.
I pyetur në një intervistë radiofonike për një opsion hipotetik bërthamor, ministri i trashëgimisë Amihay Eliyahu ishte përgjigjur: “Kjo është një mënyrë”.
Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se komenti “ngriti një numër të madh pyetjesh”.
Ajo tha se çështja kryesore ishte se Izraeli dukej se kishte pranuar se kishte armë bërthamore – pavarësisht se nuk e pranoi publikisht këtë.
Federata e Shkencëtarëve Amerikanë ka vlerësuar se Izraeli ka rreth 90 koka bërthamore./UBTNews/