Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant po i kërkon kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të negociojë armëpushimin me Hamasin për të rikthyer pengjet e fundit në shtëpi nga Gaza.
Në një postim në X, Gallant thotë se është “shumë vonë për të rrëmbyerit që u vranë me gjakftohtësi”.
“Të rrëmbyerit që mbeten në robërinë e Hamasit duhet të kthehen në shtëpi”.
Lutja e tij vjen pasi trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në një tunel nëntokësor në Rafah në Gazën jugore./UBTNews/