Ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, njoftoi se do të sjellin 10,000 infermierë nga India për të forcuar sistemin shëndetësor italian. Ai theksoi se ky hap ka si qëllim përmirësimin e shërbimeve në spitale dhe angazhimin e të rinjve drejt specialiteteve mjekësore që janë në krizë.
Schillaci shpjegoi se, ndonëse sistemi shëndetësor do të investojë në profesionistë nga viti 2025, është e nevojshme të punohet për të parandaluar krijimin e listave të gjata të pritjes. Ai gjithashtu theksoi se rajonet italiane duhet të shfrytëzojnë 200 milionë euro, të ndara në vitet e fundit, për të reduktuar kohën e pritjes për vizita dhe teste.
Ardhja e infermierëve indianë pritet të lehtësojë situatën në sistemin shëndetësor italian, i cili po përballet me mungesë personeli, duke e bërë më të vështirë ofrimin e shërbimeve mjekësore për popullatën./UBTNews/