UBT News

Ministri indian tregon arsyen si erdhi deri te aksidenti tragjik ku vdiqën 275 persona

Ministri i hekurudhave të Indisë, Ashwini Vaishnaw ka thënë që dështimi i sinjalit çoi në katastrofën hekurudhore në Odisha, me një “ndryshim në lidhjen elektronike” si shkak i mundshëm.

Ashwini Vaishnaw tha se shkaku dhe personat përgjegjës për përplasjen vdekjeprurëse të tre trenave në Indinë lindore janë identifikuar, por nuk dha detaje, raporton BBC.

Ndërkohë numri i të vdekurve është rishikuar në 275 pasi disa trupa u numëruan dy herë, thanë zyrtarët.

Nga 1 mijë e 175 të lënduarit e dërguar në spital, 793 kanë dalë nga spitali.

Exit mobile version