UBT News

Ministri i Shëndetësisë në Britani: Një variant i ri i COVID-19

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, deklaroi sot se varianti i virusit delta corona është bërë dominues në vend dhe se po përhapet 40% më shpejt në krahasim me variantet e tjera.

Hancock tha se rritja e numrit të njerëzve të infektuar mund të ndikojë në planin e qeverisë për të hequr masat kufizuese në lidhje me pandeminë deri më 21 qershor.

“Unë nuk përjashtoj mundësinë që detyrimi për të mbajtur maska ​​mbrojtëse në vende publike dhe për të punuar nga shtëpia, të mbetet në fuqi”, tha Hancock. Më shumë se 12 mijë e 400 raste të variantit delta janë raportuar në Britani, raporton AP.

Më shumë se 6 mijë e 200 raste të reja të infeksionit u regjistruan të premten, numri më i lartë i regjistruar në 24 orët që nga fundi i marsit./UBTNews

(Driton Hyseni, Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version