Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, deklaroi sot se varianti i virusit delta corona është bërë dominues në vend dhe se po përhapet 40% më shpejt në krahasim me variantet e tjera.
Hancock tha se rritja e numrit të njerëzve të infektuar mund të ndikojë në planin e qeverisë për të hequr masat kufizuese në lidhje me pandeminë deri më 21 qershor.
“Unë nuk përjashtoj mundësinë që detyrimi për të mbajtur maska mbrojtëse në vende publike dhe për të punuar nga shtëpia, të mbetet në fuqi”, tha Hancock. Më shumë se 12 mijë e 400 raste të variantit delta janë raportuar në Britani, raporton AP.
Më shumë se 6 mijë e 200 raste të reja të infeksionit u regjistruan të premten, numri më i lartë i regjistruar në 24 orët që nga fundi i marsit./UBTNews
(Driton Hyseni, Media dhe Komunikim në UBT)