UBT News

Pas vizitës së dukës dhe dukeshës së Kembrixhit në Uells, ministri Gething kërkon që në këtë periudhë të mos ketë vizita të panevojshme

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë arritur në Uells, si pjesë e turneut të tyre mbretëror rreth Britanisë së Madhe – ndërsa ministri i Shëndetësisë i Uellsit, Vaughan Gething thotë se nuk do të duhej të kishte vizita të panevojshme këtë periudhë, meqë rastet po rriten.

Princi William dhe Catherine u takuan me stafin mjekësor, mësuesit dhe nxënësit gjatë udhëtimit të tyre – për të dëgjuar sfidat me të cilat ata u përballën gjatë pandemisë.

“Do të doja që në këtë periudhë të mos kishte vizita të panevojshme”, deklaroi ministri i Shëndetësisë. Ai shtoi se udhëtimi i tyre nuk duhet të përdoret nga njerëzit si një “justifikim” për të thënë se ata janë “të hutuar” në lidhje me rregullat e koronavirusit./UBTNews

Exit mobile version