Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se fushata për ta shkatërruar Hamasin e shtyu grupin palestinez “drejt shpërbërjes”.
“Hamasi është afër shpërbërjes – Forcat e Mbrojtjes po marrin bastionet e fundit”, deklaroi ai.
Izraeli nisi një ofensivë më 7 tetor kundër Hamasit. Shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi vizitoi qendrën e Khan Younisit, ku ai tha se forcat e tij po “sigurojnë arritjet tona në pjesën veriore të Rripit të Gazës, hyrjen në pjesën jugore të Rripit, dhe gjithashtu thellë në tokë”./UBTNews/