UBT News

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Po përgatitemi për fazat e ardhshme të luftës

TEL AVIV, ISRAEL - OCTOBER 25: (----EDITORIAL USE ONLY - MANDATORY CREDIT - ELAD MALKA (IMOD) / HANDOUT' - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) Israeli Defense Minister Yoav Gallant speak during a press conference in Tel Aviv, Israel on October 25, 2023. Gallant said Thursday a planned ground offensive in the Gaza Strip will begin when conditions allow it. (Photo by Elad Malka (IMoD)/Handout/Anadolu via Getty Images)

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant tha se Izraeli po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës kundër Hamasit, teksa shtoi se do të ketë edhe më tej luftë.

“Manovrat do të fillojnë kur kushtet të jenë të duhura. Kushtet janë komplekse sepse e tillë është edhe fushata. Trupat janë gati”, deklaroi ai gjatë një prononcimi në Tel Aviv.

“Çfarëdo që të ndodhë në 75 vitet e ardhshme të Izraelit, do të varet shumë nga rezultatet që do të arrijmë në atë luftë. Prandaj unë ju them – ne nuk kemi zgjidhje tjetër dhe do të fitojmë sepse nuk ka alternativë tjetër”, tha ai.

Gallant tha se forcat izraelite dhe autoritetet e sigurisë do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të kthyer pengjet që u morën nga Hamasi.

“Si baba, gjysh dhe bir i të mbijetuarve të Holokaustit, unë e kuptoj çmimin e lartë që e paguan të rënët. Jam i gatshëm, së bashku me të gjithë strukturat e sigurisë, të bëj gjithçka që nevojitet për të kthyer pengjet te familjet e tyre”, tha Gallant./UBTNews/

Exit mobile version