Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant i tha Shteteve të Bashkuara të Amerikës se perspektivat për ndalimin e luftimeve me Hezbollahun përgjatë kufirit me Libanin po zbehen.
Gallant i tha Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, në një telefonatë se “mundësia për një kornizë të dakorduar në arenën veriore po mbaron pasi Hezbollahu po vazhdon të ‘lidhet’ me Hamasin”.
Hezbollah ka shkëmbyer zjarr thuajse çdo ditë me forcat izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Si pasojë e dhunës janë vrarë qindra persona në Liban dhe dhjetëra të tjerë në anën izraelite./UBTNews/