Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan nesër (të martën) do të qëndrojë në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se ministri Zayed Al Nahyan do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë prej orës 11:45.
Ndërsa, takimi bilateral në Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë nis në orën 12:30.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret nesër në Kosovë, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan”, thuhet në njoftimin e ministrisë së MPJD-së.