UBT News

Ministri i jashtëm ukrainas: Nuk do të pranojmë asnjë lëshim në konfliktin me Rusinë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se Ukraina nuk do të lejojë askënd t’i imponojë asnjë lëshim për të reduktuar përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë.

“Ne nuk do të jemi në pozicionin e vendit që përgjigjet në telefon, dëgjon udhëzimet e fuqisë së madhe dhe i ndjek ato”, i tha ai transmetuesit amerikan CNN, raporton atsh.

Kuleba beson se presidenti rus Vladimir Putin bëri një gabim me grumbullimin e trupave dhe tha se ”Moska mund të fitojë shumë pak nga situata aktuale”.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se akumulimi i 100 mijë trupave nga Rusia plus pajisje të rënda përgjatë kufirit lindor të Ukrainës mund të jetë preludi i një pushtimi dhe po i bëjnë thirrje Moskës të tërhiqet.

“Seti i kërkesave të bëra nga Rusia është projektuar në atë mënyrë që nëse Rusia është e gatshme të veprojë me mirëbesim, ka një shans të dalë nga tryeza e negociatave dhe të thotë se kemi bërë një marrëveshje”, tha ai.

Në intervistë, ministri theksoi se ka ende vend për diplomaci.

Exit mobile version