Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se “durimit i erdhi fundi”, ndërsa shpjegoi pse ai bëri thirrje për sanksione kundër Iranit të hënën në një takim të Bashkimit Evropian pasi dhjetëra dronë të prodhuar nga Irani goditën të gjithë vendin dhe Kievin, duke lënë të vdekur të paktën tre persona.
“Sot, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ukrainaso-iraniane, bëra thirrje për sanksione kundër Iranit”, tha ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba në Facebook.
Ministri i Jashtëm tha se sanksionet kundër Iranit do të përçojnë mesazhin se kushdo që ndihmon Rusinë “do të vuajë dhe do të ndjejë çmimin e tij”./UBTNews/