UBT News

Ministri i Jashtëm rus thotë se Rusia nuk dëshiron luftë në Evropë

FILE PHOTO: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov speaks during a news conference following talks with the United Arab Emirates' Foreign Minister Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan in Moscow, Russia March 17, 2022. REUTERS/Evgenia Novozhenina/Pool/File Photo

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në kontinentin e Evropës, dhe bëri një koment për synimet e qeverive perëndimore që mbështesin Ukrainën.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Evropë, ne absolutisht nuk e duam këtë, por unë tërheq vëmendjen tuaj për faktin se Perëndimi vazhdimisht këmbëngul që Rusia duhet të mposhtet në këtë situatë. Nxirrni konkludimet e juaja”, tha Lavrov, përcjell UBT News.

Lavrov dukej se po i referohej komenteve si ato të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili tha muajin e kaluar se Uashingtoni dëshiron “të shohë Rusinë të dobësuar në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të justifikojë pushtimin e saj në Ukrainë si një luftë kundër neo-nazistëve ukrainas dhe zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, forca që, sipas Kremlinit, përbëjnë një kërcënim ekzistencial.

Lavrov ka aluduar më parë për rrezikun e një lufte më të gjerë, madje edhe atë bërthamore, një retorikë që presidenti amerikan Joe Biden e quajti “të papërgjegjshme”./UBTNews/

Exit mobile version