UBT News

Ministri i Jashtëm rus për vizitë në Vietnam në prag të samitit të G20-ës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të udhëtojë drejt Hanoi-t sot për një vizitë dyditore në Vietnam para samitit të G20-ës që do të mbahet këtë javë në Indonezi, konfirmoi qeveria vietnameze.

Vizita me ftesë të ministrit të jashtëm të Vietnamit, Bui Thanh Son, vjen pasi të dy vendet shënojnë 10-vjetorin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”.

Kremlini është furnizuesi më i madh i armëve në Vietnam dhe kompanitë e Vietnamit janë të përfshira në disa projekte të mëdha energjetike në vend.

Dy vendet kanë raporte të mira qysh prej periudhës sovjetike dhe Vietnami nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës deri më tani.

Në prill, Vietnami votoi kundër një rezolute për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së për shkak të luftës./UBTNews/

Exit mobile version