Në një intervistë për kanalin televiziv francez TF1, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, hodhi poshtë thashethemet se presidenti Vladimir Putin nuk ishte mirë.
Lavrov tha se duke pasur parasysh se Putini bënte rregullisht paraqitjet publike nuk mendon se njerëzit e shëndoshë mund të shohin te ky person shenja të një lloj sëmundjeje. Putini mbush 70-vjeçar në tetor.
Burime të inteligjencës britanike u cituan të kenë thënë për mediat se presidenti rus ishte i sëmurë rëndë javën e fundit mes spekulimeve të pakonfirmuara në rritje se ai mund të vuante nga shëndeti i keq, ndoshta nga kanceri.
Megjithatë, thashethemet për shëndetin e Putinit janë shfaqur periodikisht prej vitesh.