Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pohoi të mërkurën se asnjë vend evropian nuk arriti të hetojë siç duhet serinë e shpërthimeve që çanë tubacionet e gazit Nord Stream gjatë muajit shtator.
“Pas shpërthimeve në Nord Stream – të cilat, me sa duket, askush në Bashkimin Evropian nuk do t’i hetojë objektivisht – Rusia ndaloi transportin e gazit përmes rrugëve veriore”, i tha Lavrov Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) në një samit virtual.
Autoritetet suedeze dhe daneze kanë hetuar dëmtimin e tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik.
Në muajin nëntor, prokurorët suedezë pretenduan se shpërthimet në gazsjellës u shkaktuan nga një akt sabotimi pasi u zbuluan prova të eksplozivëve në këto vende, megjithëse nuk përmendën fajtorët e mundshëm./UBTNews/