Gjëja e vetme që Irani dhe Izraeli ndajnë është që të dyja vendet nuk besojnë në zgjidhje me dy shtete, deklaroi ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian të hënën.
Gjatë forumit, Amirabdollahian ritheksoi propozimin e Iranit që duhet të mbahet një referendum për të përcaktuar fatin e Palestinës.
Disa vende publikisht kanë shprehur përkrahje për krijimin e një shteti të ndarë palestinez përkrah Izraelit. Kritikët e politikës së Izraelit thonë se këto veprime po ndërmerren me qëllim për ta bërë atë të mundur./UBTNews/