UBT News

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i kërkon BE-së më shumë armë dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë

Ukraine's Foreign Minister Dmytro Kuleba speaks during a news conference with Secretary of State Antony Blinken at the State Department in Washington, Tuesday, Feb. 22, 2022. (AP Photo/Carolyn Kaster, Pool)

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian t’i dërgojë më shumë armë vendit të tij dhe të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

“Sot, unë iu adresova ministrave të BE-së në Këshillin e Punëve të Jashtme. Mesazhi im kryesor: armë për Ukrainën, sanksione ndaj Rusisë dhe përgjegjësi nga Rusia janë tri mënyrat për të rivendosur paqen, rritur sigurinë dhe për të ruajtur stabilitetin në Evropë”, deklaroi Kuleba.

Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë, ministri ukrainas tha: “Embargo e energjisë, kufiri i çmimit të naftës, ndalimi i të gjitha kanaleve televizive ruse”.

Kuleba u bëri thirrje shteteve të BE-së të mbështesin Gjykatën Speciale për të hetuar krimet që Rusia i kreu në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version