UBT News

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i bindur në mbështetjen e SHBA-së

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba është ende i bindur se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Kongresi hoqi fondet për Kievin nga një projektligj shpenzimesh, u tha gazetarëve kryediplomati.

“Ne nuk mendojmë se mbështetja e SHBA-së është shkatërruar… sepse Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se ajo që është në rrezik në Ukrainë është shumë më e madhe se vetëm Ukraina”, tha Kuleba.

Deklaratat e Kulebas vijnë pasi Kongresi i SHBA përjashtoi fondet për Ukrainën nga një shpenzim urgjent i arritur në fundjavë për të shmangur mbylljen e qeverisë./UBTNews/

Exit mobile version