Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra ndaj rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Dje Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Britania e Madhe dhe disa vende tjera vendosën sanksione ndaj bankave dhe disa personaliteteve ruse – por Kuleba kërkon nga këto shtete të shkojnë më tej.
“Hapat e parë vendimtarë u morën dje, dhe ne jemi të kënaqur. Tani presioni duhet të rritet për ta ndalur Putinin. Duhet ta goditni ekonominë dhe miqtë e tij”, deklaroi ai mes tjerash./UBTNews/