UBT News

Ministri i Jashtëm i Ukrainës e cilëson Putinin “një terrorist që flet me raketa”

KYIV, UKRAINE - OCTOBER 10: A screen grab taken from a surveillance camera shows an explosion rocked a bridge in the Shevchenkivskyi district of the Ukrainian capital, Kyiv on October 10, 2022. Vitali Klitschko said on Telegram that multiple explosions were heard in the center of Kyiv today morning. The country's Ministry of Interior said at least 8 people were killed and 24 were injured in the bombardment in the Shevchenkivskyi district of the capital Kiev. (Photo by AA Video/Anadolu Agency via Getty Images)

Pas raportimeve për sulmet me raketa ruse në të gjithë Ukrainën të hënën në mëngjes, ministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Kuleba, u shpreh në Twitter se presidenti rus Vladimir Putin “nuk do ta shkatërrojë Ukrainën”.

“Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë atyre që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa”, shkroi Kuleba në Twitter.

Edhe presidenti ukrainas ka reaguar mes shpërthimeve të shumta në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës herët të hënën, duke thënë se Rusia po përpiqej të asgjësonte Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version