Ministri i Jashtëm i Tajlandës nisi një vizitë urgjente në Katar dhe Egjipt të martën për të biseduar rreth fatit të 22 tajlandezëve që u morën peng nga Hamasit përgjatë sulmit në Izrael. Mbi 230 pengje po mbahen nga Hamasi në Gaza, konfirmojnë të dhënat e fundit të Izraelit, ku 22 prej tyre janë shtetas të Tajlandës.
Kryeministri Srettha Thavisin tha të hënën se qeveria e tij po punon për të kthyer shtetasit tajlandezë në shtëpi. Ai ka autorizuar ministrin e Jashtëm, Parnpree Bahiddha-Nukara për t’u takuar me kryeministrin e Katarit dhe ministrin e Jashtëm të martën, para takimit të së mërkurës me ministrin e Jashtëm të Egjiptit.
Ministria konfirmoi se në takime do të diskutohet situata e shtetasve tajlandezë që po mbahen peng si rezultat i dhunës së vazhdueshme në Izrael dhe Gaza.
Gjithashtu ministria konfirmoi se rreth 30 mijë tajlandezë ishin duke punuar në Izrael, shumica në sektorin e agrikulturës, kur nisi konflikti. Së paku 22 tajlandezë janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur./UBTNews/