Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se këtë mëngjes, ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski është takuar në Kiev me ministren e jashtme britanike, Yvette Cooper.
Dy zyrtarët kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe krahun lindor të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, ka bërë të ditur ministria.
Në takim mori pjesë edhe këshilltari britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell.
Dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën dhe u rrëzuan nga Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s. Rusia e ka mohuar se e ka pasur në shënjestër Poloninë./D.B/KP