UBT News

Ministri i Jashtëm i Lituanisë: BE-ja nuk duhet lodhur duke vendosur sanksione kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm i Lituanisë u shpreh se BE-ja “nuk mund të lodhet” nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, apo duke ndihmuar Ukrainën, përcjell UBT News.

Gabrielius Landsbergis po fliste me gazetarët në Bruksel teksa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së.

Konkretisht për sanksionet, ai tha se bisedimet për sektorin e energjisë ishin “te pashmangshme”.

“Dhe ne patjetër mund të flasim për naftën. Sepse ajo është e ardhura më e madhe për buxhetin rus dhe gjithashtu është mjaft e lehtë e zëvendësueshme”, tha ai.

Lituania, e cila kufizohet me Poloninë, Letoninë, Bjellorusinë dhe Oblastin rus të Kaliningradit, ka qenë ndër vendet më të ashpra dhe më të zëshme kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version