Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret sonte në Kosovë, ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nesër (e martë) të dy homologët do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.
Gordan Grlic Radman sonte do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 22:45. Kurse takimi i nesërm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të nisë në orën 08:30.