UBT News

Ministri i Jashtëm i Kroacisë në Prishtinë: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman, raporton Ekonomia Online.

Radman pas takimit tha s shteti që përfaqëson është kundër çdo ndryshimi të kufijve.

Ai ka garantuar mbështetje për Kosovën sa i përket heqjes së vizave.

“E përkrahim dialogun bilareal mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës”.

“Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor. Të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. Republika e Kroacisë i jep përkrahjen e plotë të liberalizimit të vizave”, shtoi ai.

“Shpreh kënaqësi për këtë vizitë. Kroacia dhe Kosova janë tradicionalisht dy vende miqësore që kanë marrëdhënie shume të mira. Javën e kaluar ministri i Mbrojtjes e ka vizituar Kroacinë kurse unë sot kam nderin të jem me kolegë këtu”.

“Nuk duhet të harrojmë faktin që Kroacia ka qenë ndër shtete e para që ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne kemi dhënë përkrahje të madhe që Kosova të kryqet në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”.

“Pata kënaqësi që të njoftoj ministren për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave si preventivë nga pandemia Covid-19 që ka lënë në masë të madhe pasoja. Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”.

Exit mobile version