Ministri i Jashtëm i Izraelit tha të hënën se ka anuluar takimet me kreun e agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe i bëri thirrje atij të japë dorëheqje pas akuzave se disa pjesëtarë të OKB-së ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.
“Sapo kam anuluar takimet e kreut të UNRWA, Philippe Lazzarini me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Izrael”, tha ministri i Jashtëm, Israel Katz.
“Punonjësit e UNRWA-s morën pjesë në masakrën e 7 tetorit”, tha ai. “Lazzarini duhet të nxjerrë përfundime dhe të japë dorëheqje. Mbështetësit e terrorizmit nuk janë të mirëpritur këtu”./UBTNews/