Ministri i Jashtëm i Izraelit do të takohet sot me Volodymyr Zelenskyy në Kiev.
Kjo do të jetë hera e parë që Eli Cohen takon presidentin ukrainas që nga pushtimi rus, që filloi pothuajse një vit më parë.
Izraeli ka qëndruar tejet neutral ndaj luftës – duke dënuar pushtimin, por duke kufizuar ndihmën ndaj Ukrainës.
Kryeministri Benjamin Netanyahu u kthye në pushtet në fund të vitit 2022.
Ai ka thënë më parë se politika e Izraelit për konfliktin mund të rishikohet, por nuk ka bërë drejtpërdrejt një zotim për furnizimin me armë Ukrainës./UBTNews/