Ministri i jashtëm i Iranit do të vizitojë Turqinë nesër për të diskutuar konfliktin.
Hossein Amirabdollahian – së bashku me politikanë të tjerë – do të zhvillojë gjithashtu bisedime në Ankara për lidhjet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale, tha në një deklaratë ministria e jashtme turke.
Edhe pse Irani ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në inkursionin e 7 tetorit, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se ai “puth duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”./UBTNews/