Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian thotë se “komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi regjimin e Izraelit për të ndalur agresionin ushtarak në Gaza”.
Amirabdollahian tha se armëpushimi duhet menjëherë të hyjë në fuqi në Gaza dhe ndihma humanitare duhet të dërgohet në atë territor. Ai i dha këto deklarata gjatë një bisede telefonike me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto.
Sipas tij, “regjimi i Izraelit, me bombardimin dhe masakrimin e palestinezëve në Gaza, ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe humanitar”./UBTNews/