Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Presidentes Vjosa Osmani i kam shprehur edhe një herë qëndrimin e Qeverisë së Gjermanisë se është shumë e qartë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e liberalizmit të vizave. Ne do të angazhohemi sa më shumë që liberalizimi i vizave për Kosovën të realizohet sa më shpejtë”, ka thënë Mass.