UBT News

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez thotë se Izraeli po bën “luftë hakmarrjeje”

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad Al-Maliki, të enjten e quajti ofensivën e Izraelit në Gaza një “luftë hakmarrjeje”, pasiqë bëri thirrje për armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

“Këtë herë lufta që po bën Izraeli është ndryshe. Këtë herë … është një luftë hakmarrjeje”, tha ai në Hagë. “Së pari duhet t’i japim fund këtij agresioni të njëanshëm dhe më pas duhet të bëjmë thirrje për armëpushim”./UBTNews/

Exit mobile version