Ministri i Jashtëm holandez, i strehuar nga një sulm raketor rus në kryeqytetin ukrainas Kiev, i tha CNN se ishte e rëndësishme t’i kushtohej vëmendje “çfarë bën Rusia, jo asaj që thotë”.
Wopke Hoekstra mbërriti të martën në mëngjes për një takim me zyrtarët ukrainas. Sulmi raketor i të martës, tha ai, tregon sërish “gatishmërinë e Putinit për t’iu drejtuar metodave kriminale”.
“Për këtë mund të ketë vetëm një përgjigje” tha ai. “Dhe kjo do të thotë të vazhdojmë – të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, të vazhdojmë të dërgojmë armë, të vazhdojmë të punojmë për drejtësinë, të vazhdojmë të punojmë për ofrimin e ndihmës humanitare”./UBTNews/