Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka folur për tensionet në veri për çështjen e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosur nga Kosova për targa dhe letenjoftime.
Ai ka thënë se Greqia do të bëjë gjithçka për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Stabiliteti dhe siguria në rajonin më të gjerë është diçka që është absolutisht me interes për diplomacinë greke. Nuk më kujtohet sa herë, në dy vitet e fundit, kam vizituar Prishtinën dhe Beogradin. Po ashtu, siç dihet, Greqia merr pjesë në KFOR, forcën paqeruajtëse në Kosovë .Pra, ajo që kërkohet është respektimi i së drejtës ndërkombëtare. Është gjithashtu mjedisi që do t’i lejojë Beogradit dhe Prishtinës të diskutojnë dhe zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, është shprehur Dendias.