Liderët ndërkombëtarë duhet të përgatiten që lufta në Ukrainë mund të zgjasë dhe të marrin parasysh pasojat afatgjate, njoftoi ministri i Jashtëm i Francës.
Duke folur në ditën e dytë të samitit të G7 në Gjermani, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se liderët tani duhet të merren me luftën në Ukrainë si një konflikt afatgjatë që do të sjellë pasoja të rënda në mbarë botën.
“Unë do të theksoja gjithashtu se ne tani duhet të merremi me një konflikt që do të zgjasë dhe për këtë arsye gjithashtu duhet të merremi me pasojat afatgjate të këtij konflikti në nivel ndërkombëtar dhe veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore”, tha ai.
Ministri i Jashtëm francez shtoi se bisedimet ndërkombëtare duhet të përqendrohen në rritjen e çmimeve të ushqimeve pasi organizatat paralajmërojnë për një krizë globale ushqimore që vjen nga lufta në Ukrainë./UBTNews/