UBT News

Ministri i ekstremit të djathtë i thotë SHBA-së: Ne do të bëjmë atë që është më e mira për Izraelin

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, iu kundërpërgjigj aleatit të Shteteve të Bashkuara lidhur me kritikat ndaj shtytjes së tij për transferimin e njerëzve në Gaza nga territori palestinez.

“Me gjithë respektin e duhur, ne nuk jemi një tjetër yll në flamurin amerikan. Shtetet e Bashkuara janë miku ynë më i mirë, por para së gjithash, ne do të bëjmë atë që është më e mira për shtetin e Izraelit”, shkroi ai në “X”.

“Migrimi i qindra mijëra njerëzve nga Gaza do t’i lejojë banorët [izraelitë] të enklavës të kthehen në shtëpi dhe të jetojnë në siguri dhe do të mbrojë ushtarët”.

Reagimi i tij vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit kritikoi atë lidhur me thirrjen për transferim të popullsisë. Gaza është tokë palestineze dhe do të mbetet tokë palestineze, tha Departamenti i Shtetit./UBTNews/

Exit mobile version