UBT News

Ministri i Ekonomisë i Finlandës dha dorëheqje vetëm dhjetë ditë pasi mori postin, shkak komentet naziste

Ministri i ri i Ekonomisë i Finlandës ka dhënë dorëheqjen pas vetëm dhjetë ditësh në detyrë për shkak të komenteve që ai i bëri në një ngjarje të ekstremit të djathtë katër vjet më parë.

Vilhelm Junnila i Partisë nacionaliste të Finlandës, është akuzuar se ka dhënë deklarata të përsëritura naziste. Ai kërkoi falje dhe i mbijetoi një mocioni mosbesimi, por njoftoi dorëheqjen e tij të premten.

Arsyeja e dorëheqjes sipas Junnilas është për të mos dëmtuar reputacionin e Qeverisë dhe Finlandës./UBTNews/

Exit mobile version