UBT News

Ministri i Brendshëm i Ukrainës është një nga viktimat si pasojë e rrëzimit të helikopterit pranë Kievit

16 persona, në mesin e tyre edhe Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të helikopterit pranë Kievit, tha shefi i policisë kombëtare.

Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, njoftuan zyrtarët.

Helikopteri është rrëzuar pranë një çerdhe dhe një ndërtese banimi në qytetin Brovary jashtë kryeqytetit ukrainas Kiev./UBTNews/

Exit mobile version