16 persona, në mesin e tyre edhe Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të helikopterit pranë Kievit, tha shefi i policisë kombëtare.
Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, njoftuan zyrtarët.
Helikopteri është rrëzuar pranë një çerdhe dhe një ndërtese banimi në qytetin Brovary jashtë kryeqytetit ukrainas Kiev./UBTNews/